Një adoleshente u fut në Aeroportin Ndërkombëtar të Fresno-s dhe e vodhi një avion para se ta përplaste për murin rrethues, kanë thënë zyrtarët.
17 vjeçarja u fut brenda perimetrit të aeroportit në Kalifoni rreth orës 7 e 30 të mëngjesit të kohës lokale të datës 18 dhjetor, sipas policisë lokale.
Ajo u ngjit në avionin e vogël ‘King Air 200’ dhe filloi ta ngiste atë rreth e qark.
Megjithëse avioni kurrë nuk u nis drejt fluturimit, ‘dëme të mëdha’ ishin shkaktuar pasi tinejxherja e përplasi me murin rrethues.
Ajo dukej “e çorientuar dhe ishte jobashkëpunuese”, kanë thënë autoritetet.
Më pas, ajo u arrestua dhe u dërgua në qendrën korrektuese.