“Paketa antishpifje është iniciativa më banale…”/ Gazetari Koka tregon rilindasit që i dhanë jetë paketës së censurës

Protesta e gazetarëve përpara parlamentit tashmë ka filluar. Analistë, përfaqësues të shoqërisë civilem aktivistë i janë bashkuar protestës.

Gazetari Bledian Koka u shpreh se paketa antishpifje është iniciativa më banale dhe se ky është momenti që të gjithë duhet të flasin.

“Është hera e parë që marr në protestë është sfidë që po na bën qeveria e cila paralajmëron kohë jo të mira për median. Nëse nuk flasim sot nuk do të ketë një kohë tjetër për të folur. Ky është një mesazh që ne i cojmë jo vetëm parlamentarëve tanë por edh e komunitetit ndërkombëtar që për mendimin tim nuk është ndërgjegjësuar aq sa duhet, ne i kushtojmë shumë vëmendje  ndërkombëtarëve. Parlamenti ynë dihet çfarë brumi ka brenda, është e pamundur që ne të shpresojmë që nga ai parlament të dalë diçka e mirë, është banale situata”.

Ne sot mund të kemi të njëjtët deputetë të cilët i ftuam të na thonë se pse po na e mbyllin gojën, janë të njëjtët njerëz që dje betoheshin se ligji është i mirë dhe mbron të drejtat e njeriut. Dëgjova Vasilika Hysin dje që thoshte se ligji mbron qytetarët. Vasilika Hysi, Edi Rama, Musa Ulqini, Fidel Ylli, këta njerëz që kanë votuar PPP, check up-ët dhe aferat më korruptive që e kanë vjedhur këtë vend, sot na betohen që po bëjnë ligj për mediat. Qytetarëve duhet t’ja u shpjegojmë se këto janë pjesë e propagandës së tyre”, tha Koka.

“Paketa antishpifje është iniciativa më banale…”/ Gazetari Koka tregon rilindasit që i dhanë jetë paketës së censurës

Thirrja e eurodeputetit! Nëse ligji i medias

“Paketa antishpifje është iniciativa më banale…”/ Gazetari Koka tregon rilindasit që i dhanë jetë paketës së censurës

Protesta “Mos ma prek fjalën e lirë”!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko