Dosja ‘Babale’, ish depueti Salianji dënohet me një vit burg, “Nuk foli drejtësia, por Banda e Lushnjës”

0
101

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 1 vit burg Ervin Salianjin, ish-deputetin e Partisë Demokratike, me akuzën për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”.

Gazetari Jetmir Olldashi me 6 muaj burg, që i është konvertuar sherbim prove.

Albert Veliu dënohet me 3 vite dhe 5 muaj burg dhe Fredi Alizoti me 2 vite burg. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi pas vendimit se sot nuk foli drejtësia, por Banda e Lushnjës.

“Gjyqtari Artan Gjermeni është i njohur si anëtar i Bandës së Lushnjes. Sot Banda e Lushnjes me Bandën e Xhafajt vendosën të dënojnë një politikan që denoncoi trafikun e drogës”,- tha Gazmend Bardhi.

Bardhi paralajmëroi se shumë shpejt akuzat e tij do të provohen sapo ky gjyqtar ti nënshtrohet vettingut.

“Asnjë surprizë që gjyqtari, anëtari i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni do të merrte këtë vendim ndaj një përfaqësuesi të PD që ka futur në burg bashkëpunëtorët e tij, anëtarë të bandës së Lushnjes.Mbani mend këtë që po ju them, në momentin që zotëria do të kalojë në vetting do të shikoni që kjo që ju them është e vërtetë.Sot Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi nuk janë dënuar nga drejtësia, nuk janë dënuar nga gjykata por nga një anëtar i bandës së Lushnjes. Prokuroria dhe Gjykata kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur bandën e Agron Xhafës, trafikantët e drogës në qytetin e Vlorës dhe për ti mbyllur gojën opozitës dhe medias. Garantojmë se ky vendim për dënimin e përfaqësuesit të opozitës Ervin Salianji dhe gazetarin Olldashi nuk do të na ndalë në betejën e përditshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar por na bën më të fortë për të vazhduar betejën jo vetëm me përfaqësues të krimit në qeveri por edhe përfaqësuesit e krimit në prokurori dhe gjykatë”, u shpreh Bardhi.

Ish-deputeti Salianji tha për mediat se nuk është i surprizuar nga vendimi. “Vendimi ishte marrë kohë më përpara. Ishte një vendimmarrje e marrë shumë kohë më parë”,– tha Salianji.

Vendimi i sotëm i Gjykatës kundër një përfaqësuesi politik është dhe një sinjal për opozitën. Janë jo pak deputetë të PS dhe ish-ministra që për akuza shumë më të rënda nuk janë marrë as në hetim, ndërkohë ish-deputeti i PD-së dënohet mbi historinë e mashtrimit të një personi me emrin “Babale”.

Një vit burg për Salianjin është një dëshmi edhe nevojës për ndryshim të strategjisë opozitare të Lulzim Bashës. Pas gjithë betejave me denoncime dhe deklarata ndaj qeverisë, mbase ka ardhur koha për reagime më konkrete kundër qeverisë. Sepse vendimi sotëm tregoi se qeveria nuk e ka problem të dënojë ish-deputetë dhe gazetarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here