Energjia aktualisht vazhdon të jetë e ndërprerë në dy lagje në qytetin e gurtë të Gjirokastrës si pasojë e shpërthimit të transformatorit në në nënstacionin e vjetër në qytet.
Por pamjet që vijnë nga ky shpërthim janë me të vërtetë të frikshme.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga ‘Balkanëeb’, shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është është parë edhe në pjesën tjetër të qytetit
Deri më tani mësohet se shkak për këtë shpërthim është bërë plasja e një çelsi në nënstacion.