Dalin detaje të reja/ I riu që humbi jetën duke udhëtuar me 200 km/h ishte futbollisti…

0
90

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër – Kakavijë. Një aksident i rëndë automobilistik  i ka marre jetën një te riu i cili ishte i apasionuar pas garave të shpejtësisë me makinë.

Policia konfirmoi se viktima, drejtuesi i mjetit ishte Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes.

Panorama ka mesuar sot se Xhebro ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit,.

Korespondentja e Panorama bën me dije se në vendngjarje mbërritën 3 autoambulanca, si dhe forcat zjarrfikëse per te nxjerre trupin e viktimes nga mjeti i bere cope, ndërkohë që i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të futbollistit të të rinjve të Luftëtarit që humbi jetën nga aksidenti.

Panorama” mëson se adoleshenti ishte duke udhëtuar me 200 km./h dhe ishte i apasionuar pas garave me makinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here