Bushati kunja Ramës: S’mund të fajësojmë vazhdimisht BE për negociatat, duhet të jemi vetë-kritikë

0
128

Ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama duken se vazhdojnë  të kenë marrëdhënie të  tensionuar.

Që pas largimit nga posti i ministrit, Bushati ka nisur të flasë me kode, duke treguar një marrëdhënie të krisur me Ramën.

Së fundmi, ai ka folur në një forum për forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në Serbi, nga ku nuk ka “harruar” të hedhë kunja për qeverinë.

Sipas Bushatit, tani ka ardhur koha që të heqim dorë nga akuzat e vazhdueshme për Bashkimin Evropian dhe të tregohemi vetë-kritikë për negociatat.

“Ne duhet të jemi vetë-kritikë. Nuk mund të vazhdojmë të fajësojmë vazhdimisht BE-në. Pyetja është se si t’i bëjmë vendet tona më europiane. As Rusia dhe as Kina nuk po na ndihmojnë në këtë aspekt”, tha Ditmir Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here