Dramë/ Tentohet të rrëmbehet pranë shtëpisë vajza e deputetit të njohur…

0
96

Një dramë e vërtetë ka ndodhur dje në Koçan kur persona të panjohur kanë tentuar të rrëmbejnë vajzën e deputetit nga radhët e LSDM-së Sashko Kostov, kur ajo kthehej nga shkolla, transmeton Zhurnal nga mediat maqedonase.

Për fat, babai i deputetit në atë moment ka qenë afër dhe i ka penguar rrëmbyesit për te realizuar qëllimin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 kohe kur vajza e tij e mitur është kthyer nga shkolla, në afërsi të shtëpisë së deputetit, ku persona të panjohur me makinë me targa të huaja i kanë prerë rrugën vajzës, kanë hapur dritaren dhe i kanë kërkuar të futet brenda.

Në atë moment personat janë parë nga babai i deputetit dhe sipas dëshmisë që ky i fundit ka dhënë, personat janë larguar me shpejtësi.

Ngjarja nuk është paraqitur në raportin policor./Zhurnal.mk

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here