(VIDEO) ‘Çudira shqiptare’/ Nxirret në shitje banesa ‘e shkërmoqur’, nga 65 mijë e merr 55 mijë euro

0
122

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme të mëdha edhe në banesa. Rreth 13 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre pasi ato janë të pabanueshme.

Edhe pse banesat janë totalisht të dëmtuara, ata i kanë nxjerrë në shitje. Një rast i tillë tregohet në videon e mëposhtme, ku shihet një apartament, i cili është blerë nga pronari me vlerën 65 mijë euro por shitet 55 mijë euro, me arsyetimin se kanë pësuar dëme tullat e pallatit.

Por ajo që vihet re është se palllati është totalisht i dëmtuar dhe banorët nga aty janë evakuuar.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar.

 

https://www.facebook.com/klodian.tomorri/videos/10218396254152384/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here