“Tërmeti nxorri lakuriq korrupsionin e ndërtimeve”/ Islami e thotë hapur: Shteti shqiptar, joekzistent!!

0
94

Ish deputeti dhe politikani i njohur Kastriot Islami është shprehur se, tërmeti tregoi se shteti shqiptar është joekzistent, ndërsa shtoi se, nëse emergjencat civile do të ishin të përgatitura, numri i viktimave do të ishte më i vogël.

“Shqipëria, nëse ka një institucion, që është prezantuar jo-ekzistent, ka qenë Emergjenca Civile, që nuk kishte as një qen dhe që kontraktonte edhe me Kosovën. Mos flasim për shtete të tjera. Shqipëria ishte në pikë të hallit. Mburren që kanë shpëtuar 49 dhe kanë vdekur 51.

Numri i viktimave për mua lidhet me cilësinë e ndërtesave. Një ekspert tha “vrasin ndërtesat, jo tërmetet”. Oligarkia në Shqipëria është ngritur mbi ndërtimet. Edi Rama ka qenë 12 vjet kryetar bashkie. Edhe në Durrës, Elbasan, Fier etj kanë qenë njerëz të tij.

Po të kishte emergjencë civile ekzistente do të shpëtonin më shumë njerëz. Për më tepër, mungesa e një eksperience, çdo sekondë aty është e vlefshme”, u shpreh Islami.

Sipas tij, tërmeti nxorri lakuriq korrupsionin e ndërtimeve.

“Tërmeti nxorri lakuriq korrupsionin e ndërtimeve në Shqipëri. Do duhej të ndodhte një tërmet që të thuhej kjo gjë. Sa herë kam udhëtuar me makinë, kjo pyetje ngrihej: “Çfarë mund ntë ndodhë me Durrësin dhe zonën e plazhit nëse bie një tërmet?”. Kjo është qeverisje e oligarkisë. Shihni kush janë më të pasurit në parlament. Paratë i kanë bërë me lekët e lejeve të ndërtimit, kryesisht në Tiranë dhe Durrës”, deklaroi Kastriot Islami./Syri Tv

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here