Kush është ‘Dentisti’ shqiptar, njihej si ‘bomba me sahat’

0
110

Një fanatik i Shtetit Islamik, i mbiquajtur ‘Dentisti’, u dënua me 22 vite burg në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Shqiptari Sajmir Alimehmeti, 26 vjeç, jetonte në Bronks. Sipas Daily Mail, ai shpresonte t’ua priste kokën njerëzve me një thikë-sharrë xhepi.

Gjyqtari që dha dënimin, Paul Englemayer, tha se Alimehmeti ishte një ‘bombë me sahat’ që kishte nisur numërimin.

Gjyqtari mbeti i tmerruar me arsenalin e armatimeve që kishte grumbulluar Alimehmeti. Mes tyre ai kishte një thikë mbijetese ushtarake, tre thika taktike më të vogla, dy thika të palosshme xhepi, një thikë telash për komandot, një mashetë, një maskë skish, pranga, një çantë të projektuar për luftime taktike, etj.

Gjyqtari tha se është e pamundur që të mbledhësh për qëllime të mira një arsenal të tillë armësh, që përdoren për t’i hequr kokën qenieve njerëzore.

Prokurorët thanë se shqiptari shihte video ekzekutimesh me prerje koke nga ISIS për t’u motivuar. Ai përdoret kodin ‘do laj dhëmbët’ për udhëtimet që bënte.

Në vitin 2014 ai udhëtoi drejt Lindjes së Mesme për t’u bërë pjesë e ISIS, por u ndalua në dy raste prej autoriteteve britanike. Këto të fundit njoftuan FBI-në, e cila nisi hetimet.

Avokatja mbrojtëse tha se shqiptari ka pasur probleme me përshtatjen në SHBA që kur u vendos aty në moshën 6-vjeçare.

Ajo tha se Alimehmeti u radikalizua kur ishte në burg për një vjedhje. Personi që e radikalizoi ishte dënuar për një komplot të dështuar për hedhjen në erë të një sinagoge në Nju Jork.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here