VIDEO e Papës: A luan ti me fëmijët?! Çdo vuajtje e tyre, britmë drejt Zotit…

0
167

Në “Videon e Papës” për muajin dhjetor, Ati i Shenjtë flet për të rinjtë e për fëmijët, duke u kërkuar të gjitha vendeve të botës të marrin masa që e ardhmja e tyre të konsiderohet përparësi, njoftoi Vatikani.

U paraqit sot videoja e Papës, me të cilën Ati i Shenjtë njofton ndjetin e tij të lutjes për muajin dhjetor. U kushtohet fëmijëve, që kanë përpara një të ardhme të pasigurt, sidomos atyre, që vuajnë nga shkaqe të ndryshme. Françesku thekson se “çdo fëmijë i mënjanuar, çdo fëmijë i keqtrajtuar, çdo fëmijë i braktisur, çdo fëmijë pa shkollë, pa mjekim, është britmë, që lartohet drejt Zotit”.

Më se 400 milion fëmijë jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë

Lutja e Papës e gjen botën në një gjendje të vështirë. Sipas raporteve të vitit 2016 dhe 2017 mbi Gjendjen Botërore të Fëmijëve, vajzat dhe djemtë e vegjël përbëjnë gati gjysmën e 900 milion njerëzve, që mbijetojnë me më pak se dy dollarë në ditë. Gjithashtu, në vitin 2014, studimet treguan se rreth 160 milion prej tyre kanë vonesa në zhvillim. Përsa i përket shkollarizimit, megjithëse janë arritur objektiva të rëndësishme në regjistrimin e fëmijëve në shkollë, mbeten akoma rreth 124 milion prej tyre, që nuk frekuentojnë asnjë institucion arsimor, sidomos në vendet, ku vijojnë konfliktet e armatosura. Fatkeqësisht, rreth 250 milion fëmijë e të rinj jetojnë pikërisht në këto zona, gjë që u kompromenton të ardhmen.

Të merren masa për të ardhmen e fëmijëve

Prandaj, Ati i Shenjtë i fton të gjithë të krishterët, përmes kësaj videoje, publikuar nga Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës, të luten që “çdo vend të marrë masat e nevojshme, që e ardhmja e fëmijëve të kthehet në përparësi”. Gjithashtu, kërkon që secili të punojë për këtë në jetën e përditshme, sipas përgjegjësive që ka, pavarësisht se mund të duken të pakta.

Për këtë, mjafton të kujtojmë fjalët e Papës Françesku drejtuar familjeve: “Më thuaj, o zotëri apo zonjë, a luan ti me fëmijët? – Po si o atë? – A e humbet kohën me fëmijët? A luan me ta? – Po jo se… kur dal nga shtëpia, në mëngjes herët – më thotë burri – akoma flenë e kur kthehem, janë në shtrat tashmë. Edhe dhurimi falas, ajo loja e nënës dhe e babait me fëmijët, është shumë e rëndësishme: kalojeni kohën me fëmijët, luani me ta… Sa herë braktiset një fëmijë e mënjanohet një i moshuar, bëhet jo vetëm një akt padrejtësie, por sanksionohet edhe dështimi i asaj shoqërie”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here