Shkrihet grupi parlamentar i partive të djathta…

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, në nisje të seancës së sotme parlamentare, njoftoi se është shkrirë Grupi Parlamentar i Partive të Dhjathta, për shkak se janë larguar prej tij 4 deputetë, dhe nuk mund të plotësohet më kuorumi i nevojshë.

“Grupi i partive të djathta është shkrirë, për shkak se ka një numër më të vogël deputetësh sesa është kuorumi, janë larguar prej tij 4 deputetë”, u shpreh Ruçi në Kuvend.

Kuvendi e sakonsionon qartë se për të krijuar grupe parlamentare kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar.

Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij.

Grupi i Partive të Djathta përbëhej nga deputetët:

Adriatik Alimadhi

Selami Jenishehri

Zef Shtjefni

Kostaq Papa

Koçi Tahiri

Ervis Meço

Ramazan Gjuzi

Grupet e tjera ekzistuse në Kuvend, janë ai i Partisë Socialiste, Grupi ”Demokrat”, me kryesuese Rudina Hajdarin, dhe Grupi i “Pavarur” me kryesues Nimet Musajn.

 

 

Shkrihet grupi parlamentar i partive të djathta…

Jehonë në mediat botërore/ Merkel i puth

Shkrihet grupi parlamentar i partive të djathta…

Kur ti kupton një të vërtetë të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko