“Të bashkuar nuk ka tërmet që në ligështon”, Haradinaj: Ne jemi unik si kurrë më parë! Urime 107-vjetori i Forcave të Shqipërisë…

0
98

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në Prishtinë, ku i pranishëm është edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, i cili ka udhëtuar sot drejt Prishtinës për të vlerësuar punën e FSK-së së Kosovës tha se kur Kosova dhe Shqipëria janë bashkë nuk ka tërmet që i ligështon shqiptarët.

Ne nuk jemi në dimrin e vetmisë së madhe. Na erdhën në ndihmë shumë miq, dhe kjo është një rrugë e duhur se ne jemi të rreshtuar në drejtimin e duhur. Pasi i qajtëm dhe i varrosëm njerëzit tanë, tani nis beteja e vërtetë për të gjallët. Ne jemi  unik si kurrë më parë, të majtë dhe të djathtë, të ngrihemi mbi interesat dhe të punojmë për ta. Ne kemi reaguar si shtet me të gjitha resurset që në orët e para të 26 nëntorit fatal. Vetëm kjo Kosovë na bën më të vlefshëm për Shqipërinë dhe për rajonin, SHBA, NATO. Të bashkuar nuk ka tërmet që në ligështon. Urime 107-vjetori i Forcave të Shqipërisë.”-tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here