Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK) Agron Tufa, pas kërcënimeve me jetë ndaj tij dhe familjarëve, ka kërkuar azil politik në Zvicër.
Sipas gazetës “Minerva”, Tufa ka kërkuar zyrtarisht strehim politik ne shtetin e Zvicrës dhe aktualisht ndodhet familjarisht i strehuar, në një nga qendrat për azilantë politikë.
Tufa mësohet se ka dhënë dorëheqjen si drejtor i ISKPK, me anë të një letre dërguar nga Zvicra ndaj kryetarit të Bordit Drejtues të ISKPK, Uran Butka.
Kujtojmë se prej kohësh Agrn Tufa ka është bërë pre e sulmeve nga zyrtarë të lartë të shtetit.
Këto kërcënime, Tufa i ka publikuar edhe në media.