Kërcënimet ndaj medias, Cukali: Rama kërkon një armik sepse është i paaftë të përballet me realitetin

0
141

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali,komentoi qëndrimet kërcënuese të kryeministrit Rama ndaj medias.

Cukali tha se përgjatë gjithë transmetimit të tragjedisë së tërmetit mediat shqiptare kanë pasur qasje pozitive dhe ka qenë etike.

 

Koloreto Cukali: “Media shqiptare në përgjithësi ka pasur një qasje shumë pozitive dhe të mirë ndaj raportimit. Gjithmonë bëhet fjalë për mediat shqiptare që punon në stres, me halle, me rroga të ulta dhe prapë ka bërë punë shumë të mirë. Kryeministri po e shfrytëzon gjendjen e jashtëzakonshme. Mendoj që atij i duhet një armik sepse e ka të pamundur të përballet me këtë fatkeqësi. Përgjegjësia është shumë e madhe. Po kërkon një armik dhe është i paaftë të përballet me realitetin. Sepse nuk mund të thotë se po përhapni panik kur vdekjet janë aty rrënojat janë aty. Gjithçka e kemi parë me sy dhe e kemi ndjerë në trup. Nuk e kuptoj se çfarë paniku është përhapur.”/RTV Ora

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here