Vokshi e thotë troç: Nuk ka gazetarë kriminelë, ka kryeministër që bën propagandë kriminale me fatkeqësinë!

0
145

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar për sulmet që kryeministri Rama iu bën mediave, duke i cilësuar shpesh si “kriminale”.

Postimi i Albana Vokshit:

Nuk ka gazetarë kriminelë! Ka Kryeministër që bën propagandë kriminale me fatkeqësinë

Për të mbuluar përgjegjësinë direkte për keqmenaxhimin e emergjencës pas tërmetit, Edi Rama ka nisur të sulmojë gazetarët, të cilët përcjellin shqetësimet e vërteta të qytetarëve në zonat e prekura.

Nuk janë kriminelë gazetarët që raportuan njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë se Spitali i Durrësit po evakuohej.

Nuk janë kriminelë gazetarët pse një qytetar u lejua të zhvendoset nga spitali i Durrësit pas dhe, fatkeqësisht, humbi jetën rrugës për në Spitalin e Beratit.

Kriminale në këtë histori është përdorimi politik nga Edi Rama i tragjedisë, i tronditjes, i skamjes, i humbjes së besimit dhe sigurisë për jetën dhe banesën.

Kriminale është që të përpiqesh të shtysh edhe një ditë duke gënjyër, duke mashtruar qytetarët për të fshehur gjurmët e mëdha të krimit.

Në emër të Partisë Demokratike, inkurajoj gazetarët të mos intimidohen nga gjuha e dhunshme, e turpshme, e papranueshme e Edi Ramës.

Ngritja e zërit nga gazetarët, pro interesit publik, është arma e vetme për të zhbërë presionin kriminal të Edi Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here