Me urdhër qeveritar kanë filluar të shëmben sot disa pallate në Durrës. Edhe pse Durrësi përveç vend tragjedie mbetet dhe vend krimi , prokuroria nuk ka kryer asnje hetim penal për lejet e ndërtimit dhe cilësinë e punimëve në këto pallate nga firmat zbatuese.
Në studion e news24 ishin disa nga inxhinierët më të njohur të vendit. Inxhinieri Sokol Kikino theksoi, ndër të tjera, se pse po nxitohet për ti shembur këto pallate të cilat kanë probleme me kushtet teknike të ndërtimit. Pra, tha Kikino, se duhet që prokuroria ti filmonte, t’i kontrollonte me ekspertët e fushës për të ngritur akuza penale ndaj shkaktarëve të kësaj situate.
Ajo që theksoi Kikino tregon se dikush në qeveri dhe në bashkinë e Durrësit janë të interesuar që ti zhdukin gjurmët e krimit. Bashkia e Durrësit ka dhënë lejet e ndërtimit dhe ajo është përgjegjëse, por fakti që po i rrëzojnë shpejt e shpejt tregon se nuk duan të ketë asnjë gjurmë për prokurorinë.
Dhe po zhdukin gjurmët e punëve të tyre kriminale me lejet e ndërtimit dhe cilësinë jashtë standartëve teknike ligjore.