Ekspertë nga SHBA për vlerësimin e dëmeve, Meta takon Keshilltarin e Nju York-ut Mark Gjonaj

0
9

 

Presidenti i Republikës ka zhvilluar një takim me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

“Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre”, shkruan Meta në facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here