Petrit Vasili i bën thirrje prokurorisë të hetojë: Qeveria neglizhoi dëmtimet e 21 shtatorit, pasojat morën jetë njerëzish…

0
101

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i rikthehen edhe nje here vëmendjen nga Agjencia e Emergjencave e cila është ngritur një ditë pas tërmetit, më 27 nëntor. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Vasili thotë se ky është një skandal, pasi sipas tij kjo agjenci duhet të ishte ngritur menjëherë pas tërmetit të 21 shtatorit. Kjo neglizhencë ka sjell edhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Postimi i Petrit Vasilit:

Skandali. Agjensia e Emergjencave Civile u ngrit nje dite pas termetit ne 27 nentor!!

Ndonese termeti i 21 shtatorit prej 5.8 te shkalles Rihter ishte me i forti i 30 vjeteve te fundit Qeveria nuk veproi dhe nuk shpalli as Gjendjen e Fatkeqesise Natyrore pas 21 Shtatorit.

Skandali rendohet edhe me shume kur edhe institucioni kyç Agjensia Kombetare e Emergjencave Civile eshte ngritur ne 27 Nentor 2019. Agjensia e Emergjencave Civile do duhej te ishte ngritur qe perpara 21 shtatorit, por nuk u ngrit as pas 21 shtatorit.

Sic tregohet qarte nga Fletorja Zyrtare kjo Agjensi eshte shpallur ne Fletoren Zyrtare vetem ne 27 nentor dhe ka filluar funksionimin praktikisht ne 28 Nentor.

Neglizhenca, nenvleftesimi dhe indiferenca ne trajtimin e pasojave te 21 shtatorit shkaktuan paaftesine ne reagimin pas termetit te 26 nentorit, mosvleresimin e ndertesave te rrezikuara qe moren jete njerezish dhe papergatitjen e plote ne logjistike te cdo lloji.

Kjo kuptohet qarte edhe nga kerkesat e bera nga qeveria shqiptare per ndihme NATO-s kur keto kerkesa dhe pergaditje duhet te ishin bere me kohe nisur nga termeti shume i rende i 21 shtatorit.

Pergaditjet per te kaluar sa me lehte dhe pa humbje te medha te jetes se njerezve te termetit te 26 Nentorit fillonin pas termetit te 21 shtatorit. Kjo nuk ndodhi.

Mosveprimet e qeverise dhe mos-shpallja e Gjendjes se Fatkeqesise Natyrore pas 21 shtatorit jane vepra shume te renda penale me pasoja te tmerrshme. Prokuroria te hetoje intensivisht dhe te vendoset ne krah te popullit, qe humbi dhjetra jete njerezish ne nje tragjedi te tmerrshme.

Te hetohen ndertesat e shkaterruara dhe ato te demtuara rende,te mblidhen provat dhe fajtoret te shkojne peroara drejtesise dhe vetem pas kesaj te vijoje prishja e tyre. Cdo sekonde vonese e Prokurorise rendon se tepermi poziten e saj dhe e vendos ate haptas kunder popullit te martirizuar nga tragjedia e termetit te 26 Nentorit.

Shikojini vete miq ,shikojini edhe ju prokurore faktet qe Agjensia Kombetare e Emergjencave u ngrit vetem ne 27 Nentor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here