Qyteti i Durrësit po vuan pasojat më të rënda të serisë së lëkundjeve të vazhdueshme të tokës.
Sipas raportimeve të fundit, një pallat në Durrës është zbrazur totalisht, ndërsa nga pamjet shihet se janë shkëputuar një pjesë e mureve anësore, ndërsa shtohet se shkallët e këtij pallati nuk janë të sigurta.
Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën. Një numër i madh pallatesh në Durrës janë bërë të pabanueshme.