Kryemadhi: I lutem Zotit t’i japë forcë dhe arsye qeverisë, për të kuptuar se shërbimi ndaj njerëzve është më i rëndësishëm se shfaqjet mediatike

0
115

Monika Kryemadhi ka bërë një postim Facebook tek duket që lutet dhe ngushëllon të gjitha familjet e prekura nga tërmetet që kanë goditur vendin.

 

Postimi i plotë:

Mes dhembjes së pamatë sot në ditën e zisë kombëtare, i lutem Zotit me besim dhe shpresë për të shpëtuar jetën e cilitdo që gjendet ende nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar.

I lutem Zotit t’iu japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, që ta përballojnë dhembjen e madhe.

Sot më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë me besim në Zot dhe me dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti na ka vrarë të gjithëve, por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë!

I lutem Zotit t’i japë forcë dhe arsye qeverisë, që të kuptojë se shërbimi ndaj të gjithë njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit, është më i rëndësishëm se fjalimet dhe shfaqjet mediatike.

Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!

__________________

Pamjet nga Mesha e Lutjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/426448011635077/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here