Tërmeti në Shqipëri ka bërë xhiron e mediave sociale. Pamjet tronditëse janë raportuar e po raportohen nga mediat më të mëdha në botë.
Me qindra video janë postuar online.
Por njëra që ka qarkulluar më shumë në median e huaj dhe shqiptare, tregon momentin kur shpëtohet një fëmijë në Thumanë.
Mediat raportuan se historia është akoma më prekëse, pasi ai ishte në prehrin e gjyshes, e cila ndërroi jetë.
Për fat, vogëlushi mbijetoi dhe tashmë është mes nesh.