Qytetarja nga Durrësi e thotë troç: Kosova ka bërë për ne, më shumë se vet shteti ynë!!!

0
4

Lëkundjet e tërmetit që ka ndodhur në mëngjesin e hershëm kanë prekur më së rëndi Qarkun e Durrësit.

Në një lidhje direkte nga Durrësi për edicionin e lajmeve në RTV Dukagjini, qytetarja Debora Bakiasi ka rrëfyer momentet e vështira që po kalojnë banorët e këtyre zonave.

“Nuk po lëvizet sa duhet. Situata është e tmerrshme si në Durrës apo zonat tjera”.

Bakiasi ka thënë se një pjesë e banorëve që kanë pasur mundësi kanë ikur në qytete tjera ndërsa sipas saj një pjesë tjetër është vendosur në stadium.

Durrsakja ka thënë se janë shumë falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e ofruar për banorët e prekur.

“Ne jemi një shtet, dihet. Por Kosova ka bërë çmos që ne ta kalojmë situatën. Madje kanë bërë më shumë se vet shteti ynë”, shtoi më tej qytetarja nga Durrësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here