Hapi i fundit drejt diktaturës/ Lubonja: Për të vënë duart kokës, Rama është vetë “KÇK”

0
4

Propozimi i një drafti anti-KÇK nga ana e kryeministrit Edi Rama ka alarmuar analistët në Tiranë.

Analistët e kanë quajtur këtë hap, si të fundit drejt vendosjes së diktaturës

Sot Edi Rama e ka thënë me gojën e tij (gjoja në emër të luftës ndaj abuzimeve që po bëhen këto kohë) se anëtarët e kabinetit të tij, përkatësisht ministri i Rendit dhe ajo e Drejtësisë, marrin autoritet të kërkojnë pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkruan portali.

 Në këtë pikë sulltani i Tiranës po shkon edhe shumë më larg se sivllau i tij i Ankarasë. Ai nuk po lë më në këmbë asnjë kundërpushtet, vijon analiza.
 Fatos Lubonja, në një opinion për News24, thotë se kjo paketë nuk mund të qëndrojë përballë reformës, vetëm nëse pranojmë dështimin e kësaj të fundit.

Sipas analistit, është për të vënë duart kokës që kryeministri bën një paketë për gjyqtarët, kur është vetë “koka” e kësaj bande. Ai tha se Rama duhet të kalojë i pari në veting.

Ndërsa mesazhin kërcënues të kryeministrit Edi Rama për të tijtë, që nëse nuk e votonin paketën, do të përjashtoheshin nga PS, Lubonja e komentoi kështu: “Ata veten në qafë paçin, nëse e ndjekin. Me këtë që po bën, ai nuk ka sensin e shëndoshë të realitetit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here