“Më shkatërroi jetën, isha lidhur me një pedofil”, zbulohet mesazhi i 21-vjeçares para se të vetëvarej

0
96

Lydia Robert, një vajzë e cila kreu vetëvrasje, ka lënë një mesazh ku ka treguar edhe arsyen pse e mori këtë vendim fatal.

21-vjeçarja thuhet se ndihej “e dhunuar dhe e lënduar” pasi gjeti fotografi të vajzave të vogla në celularin e të dashurit, Adam Wells.

Ka qenë shoqja e saj e ngushtë që ka zbuluar mesazhin që i nisi asaj momentet e fundit të jetës:

“Ai më ka shkatërruar jetën… Unë paskam jetuar me një pedofil.”- i shkruajti shoqes së saj.
Po ashtu ajo i dërgoi dhe një mesazh partnerit të saj:

“Është kaq e gabuar, në nivele të ndryshme. Shikoje këtë foto dhe më thuaj që nuk është ilegale. Ti më ke larguar nga familja dhe miqtë, je njeriu më i ndyrë që ekziston”.- shkruante ajo.

Në atë kohë nuk kishte munguar edhe reagimi i Adam, partnerit të saj, i cili i lutej që të qetësohej dhe i thoshte se nëse e humbiste do të ndihej shumë keq.

Një natë në qershor të vitit 2017, kur kishte dalë me miqtë, Adam mësoi se Lydia ishte vetëvarur në shtëpinë e tyre në Manchester.

Biznesmeni që ka një kompani me produkte kozmetike është dënuar me 12 muaj punë në komunitet.

standard.al

https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/womans-final-texts-boyfriend-before-20937619

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here