Xhenierët shpërthejnë çantën që nuk shpërtheu!

0
135

Pas një operacioni me robot, xhenierët kanë qëlluar për ta shpërthyer çantën e dyshimtë, që ishte lënë pa zot në rrugën në hyrje të sheshit Skënderbej nga krahu i Muzeut Kombëtar. Çanta nuk shpërtheu dhe njeri nga ekspertët e hapi atë, duke nxjerrë prej saj disa rroba dhe vegla pune, pinca dhe pajisje elektrike.

Policia e Tiranës, pas ngjarjes njoftoi:

“Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se pas mbrritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozivë, është bërë kontrolli i saj. Rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here