E padëgjuar më parë! Vajza italiane kurorëzohet me shqiptarin, por më pas ndodh e pabesueshmja…

0
135

Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në Montichiari të Italisë, teksa një grua italiane dhe një trafikant shqiptar janë detyruar të martohen për të larë borxhet e drogës.

Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin 42-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, që ishte tregtar droge, gruaja e tij 40-vjeçare, nipi 19-vjeçar dhe një vajzë 30-vjeçare nga Brescia.

Vajza nga Brecscia kishte akumuluar një borxh prej 1 mijë eurosh, për blerjen e kokainës dhe nuk dinte se si ta shlyente. Për këtë ishte menduar të martohej me shqiptarin, të cilit do t’i jepte shtetësinë italiane në këmbim të parave.

Gjithçka ishte e mire organizuar deri në detajet më të vogla, duke filluar nga ceremonia në bashki, dëshmitarët, të cilët ishin miqtë e vajzës. Këta nuk ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.

Martesa me kokainë

Policia lokale në bazë të disa informatave që kishte marrë filloi të hetonte martesën e dyshimtë.

Nga njëra anë, një burrë që ishte martuar një herë. Nga ana tjetër, një vajzë që është fejuar vetëm për pak kohë. Në me trafikimi i kokainës. Këto ishin tri lidhjet që hodhën në sulm policinë ku arrestoi shqiptarin, ndërsa nusja dhe nipi i tij u përpoqën të arratiseshin drejt shtëpisë.

Policia mundi ti përgjonte ata dhe u shkoi në shtëpi. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan më shumë se një kilogram e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1.200 euro dhe 3.000 euro para të thata.
Gruaja dhe nipi i saj tashmë janë transferuar në burg në dispozicion të hetimeve të mëtejshme.

Gazeta
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here