Borchardt ‘non grata’ për presidentin/ Diplomati i njohur: Veprimi i Metës tregon se jemi në krizë

0
168

Diplomati i njohur Agim Nesho ka komentuar vendimin e presidentit të Republikës Ilir Meta për të shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borschardt.

Sipas tij, veprimi i kreut të shtetit tregon se vendi është në krizë, ndërsa ftoi Ministrinë e Jashtme të reagojë për këtë akt.

“Kjo është një fjalë, për presidentin ambasadori është non grata. Por kjo i takon Ministrisë së Jashtme ta japë këtë gjë. Do të ishte shumë më e mirë, që Ministria e Jashtme të kishte dhënë një zgjidhje tjetër në favor të ruajtjes së personalitetit të Presidentit të Republikës, i cili ka arsyet e tij.

Borschardt nuk është i akredituar pranë presidentit. Ne presim të ketë një reagim nga MPJ. 

Politika ka gjithmonë kontradita në kohë krize dhe në këtë kuptim në shumë raste gjërat zgjidhen në qëndrime të tilla. Veprimi i presidentit tregon se jemi në krizë.

Ministria e Jashtme duhet të reagojë përballë një fakti të tillë. Në këtë kuptim, qendrat vendimmarrëse të diplomacisë, që të mos ketë kontradikta, tërhiqen”, u shpreh Nesho./Syri TV

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here