U shpall ‘non grata’ nga Meta/ Borchardt injoron gazetarët: Më lini të qetë…

0
128

Presidenti Ilir Meta ka shpallur ‘Non grata’ në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, pasi sipas tij, ka vënë në disktutim dekretin e 5 muajve më parë të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, dhe nga incidenti i ndodhur në kryeqytet ku ambasadori i tregoi gishtin e mesit  disa protestuesve.

Meta thotë se ambasadori nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Por lidhur me këtë vendim të kreut të shtetit ka reaguar edhe vetë ambasadori Borschardt

 

Teksa dilte nga një takim në selinë e PD-së, i pyxetur nga gazetarët ai është shprehur:

 

“Më lini të qetë. OSBE organizatë legjitime në Shqipëri”.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Montella u shpreh: “Nuk komentoj asgjë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here