Mbrëmjen e djeshme, u inaugurua stadiumi i ri. Shkallët e impiantit të ri ishin të mbushura plot dhe interesi ishte maksimal, për “shown” dhe ndeshjen kundër Francës.
Por, përpara sfidës pati një gafë nga organizatorët. Impiantet e ujtjes që ishin të vendosur pas portës, lagën “Tifozat Kuq e Zi”. Ky incident ra “pre” e mediave të huaja, të cilat e paqyruar atë.
“Tifozët shqiptarë u bën qull para ndeshjes me Francën si pasojë e keqfunksionimit të impiantit në stadiumin e ri”, shkruan “Daily Star”.
Ndërkaq media franceze shkruan: “Sot u luajt ndeshja e parë, në stadiumin e ri në Tiranë. Është e drejtë të thuhet se ka edhe disa rrudha që duhen hekurosur”.
TONIGHT IS THE 1ST EVER MATCH IN ALBANIA’S NEW STADIUM IN TIRANA. IT’S FAIR TO SAY THAT THERE ARE STILL SOME WRINKLES TO IRON OUT.