Nga Artan Fuga
Unë e konsideroj shoqërinë piramidale që e kam bërë objekt shqyrtimi në librin tim të fundit botuar nga Papirus : SHOQERIA PIRAMIDALE,
si :
– Rrëmbimi i fitoreve demokratike të popullit në ’90 nga pakica të organizuara politikisht, financiarisht dhe administrativisht.
– Përbuzja e politikanëve, midis të cilëve dhe të jo pak atyre që janë në opozitë, ndaj popullit si elektorat dhe sovran. “Populli nuk di të zgjedhi!!!”
-Shprehja më e lartë e mungesës së traditave politike demokratike në ndërgjegjen qytetare!
– Pengesa kryesore për emancipimin dhe modernizimin e shoqërisë shqiptare.
– Prodhuesja e paqendrueshmërisë të shtetit dhe të politikave të tij.
– Rikthimi i piramidës të viteve 80, por tashmë jo të fshehur me fraza proletare, por si përbuzje e njeriut të thjeshtë.
– Deliri i burokratit që harron se është nëpunës në një minishtet, por kujton se është nëpunës i perandorisë të Persisë!
– Naiviteti i fuqive intelektuale të vendit që nuk ditëm t’a mendojmë demokracinë jo si utopi, por si praktikë politike me shumë rreziqe! Përsëri gabuam. Nuk kuptuam se teoritë e Rusoit, Lokut, Volterit ishin utopia e demokracisë, kurse mendimtarë klasikë si Aristoteli, Makiaveli, etj. e kishin përjetuar demokracinë si realitet i prekshëm!
– Vetmi kombëtare!
Mesazhe që përpiqem t’i qartësoj te libri im!