Përzgjidhet baxhanaku i Ben Blushit, si kandidat për në Gjykatën e Lartë

0
180

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të nis verifikimin kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Mësohet se tre emrat e përzgjedhur janë Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.

“Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i  Zhvillimit të Karrierës:

1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu;

2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;

3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator  Dritan Hallunaj”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Kujtojmë se, Ervin Pupe është baxhanaku i drejtorit të TCH, Ben Blushi.

Pupe vetëm në vitin 2006 është kthyer në Shqipëri nga emigrimi. Pasi është kthyer në vend ai ka bërë edhe shkollën duke u futur në rrugën e avokatisë.Por ai nuk i plotëson vitet e duhura për tu kualifikuar si kandidat për gjyqtar në Gjykatën e Lartë./Syri.net

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here