19 vite më parë, kur kryeministri Meta i ofronte konsensus opozitës për reformat

0
142

 

Televizioni “Klan” ka nisur publikimin online të arkivës së ngjarjeve gjatë viteve 2000. Mes shumë kronikave të publikuara sot, bie në sy ajo e kryeministrit Ilir Meta, i cili në një konferencë të organizuar nga Komuniteti Europian, së bashku me përfaqësues ndërkombëtarë, ftoi opozitën e asaj kohë, (PD) që të jepte kontributin e saj për reformat.

Kronika e TV Klan, përgatitur nga gazetari Vladimir Lame: Brenda 6 mujorit të parë të këtij viti reforma administrative do të jap frutet e saj në Shqipëri. Në një takim të organizuar nga Komunitetit Europian dhe qeveria shqiptare, i është dhënë mbështetje krijimit të shërbimit civil, për testimin e njerëzve në administratën publike, në bazë të aftësive profesionale. Pa suksesin e kësaj reforme tha Kryeministri Ilir Meta, reformat e tjera janë të rrezikuara. Kryeministri Meta fton edhe opozitën të jap kontributin e saj në këtë reformë, e cila mbështetet nga KE.
Kryeministri Ilir Meta: “Për fat të keq opozita jo vetëm që nuk ishte e sinqertë në bashkëpunimin e saj për bërjen e këtij ligji, por ne humbëm katër muaj edhe pas konsultimit me Bankën Botërore me BE-në, meqenëse opozita u kthye në parlament dhe kërkoi kohë për ta parë ligjin dhe përsëri ajo nuk u tregua e interesuar për të marrë pjesë në bërjen e ligjit. Por pavarësisht nga kjo ligji ka kaluar nëpër një debat shumë më të gjerë publik edhe me shoqërinë civile edhe me një pjesë të opozitës, edhe në parlament. Gjithashtu dua të theksojë faktin se ekspertiza ndërkombëtare ka qenë mjaft e pranishme në çdo hap e përgatitjes së draftit deri në kalimin përfundimtar në Parlament”.
Përsa i përket çështjes së largimit të dy ministrave në parlament, Preçi e Zogaj, kryeministri Ilir Meta tha “unë mbetet vetëm te qesh me akuzat e dy ish-ministrave, të cilët po provojnë që e kanë merituar që të mos kenë vend në një qeveri serioze si qeverisja “Meta”.
Tv Klan.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here