Maliqi: Votimi i sotëm për Gjykatën Kushtetuese, një turp!

0
95

Deputeti Lefter Maliqi ka bojkotuar sot seancën e votimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në Facebook, Maliqi thotë se seanca e sotme ishte një turp, pasi votoi në mënyrë të parregullt anëtarët e rinj të Gjykatës së Kushtetuese, duke shkelur ligjin.

Ai kritikon dhe deputetët e tjerë të së ashtuquajturës opozitë, të cilët sot janë bërë pjesë e një vendimmarrje që e fut vendin në krizë kushtetuese.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

“Te dashur miq, para votimit te dy anëtareve te rinj te Gjykates Kushtetuese u largova nga Parlamenti, pasi nuk mund te behem pjese e marrveshjeve te fshehta me mazhorancen per te shkelur Kushtetuten, pasi me votimin e sotem ku dhe pjesa me e madhe e opozites ne Kuvend po behet pal me mazhorancen per kapjen e Gjykates Kushtetuese nga Rilindja.

Jam pro ngritjes se Gjykates Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutes duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti, tek Gjykata e Larte sipas radhes. Votimi i sotem e fut vendin ne krize me te thelle politike e Kushtetuese. Domosdoshmëri krijimi i Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese pasi 3 gjyqtar te Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Votimi i sotem tregon se parlamenti nuk funksionon, se opozita eshte e paperfaqesuar ne Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja.Turp?”.

Maxhoranca dhe opozita e re kanë bashkuar votat sot në Parlament për të zgjedhur 4 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti ka marrë sot kompetencën e Presidentit Meta, duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që sot janë votuar 2 kandidatet e vetme në listë. Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim.

Ndërsa anëtarja e re është zgjedhur Fjona Papajorgji, edhe kjo mbeti alternativa e vetme në listën e Kuvendit. Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 vota abstenim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here