Përvjetori i këngës “Shine Ya Light”, Rita Ora: Jam krenare për Kosovën, kam kujtime të mahnitshme

Rita Ora ka rikujtuar këngën e saj kushtuar Kosovës, “Shine Ya Light”. Ajo e vizitoi vendlindjen në vitin 2012, për të xhiruar klipin e këngës, ku në çdo hap e kanë ndjekur edhe fansat e shumtë që ka dhe duket se shumë famë mori falë kësaj kënge.

“Ne shkëlqejmë !! Sot është përvjetori i këngës “Shine Ya Light”!! Kaq shumë kujtime të mahnitshme për xhirimin e videos në Kosovë dhe të qenurit i parë, me të vërtetë krenohem globalisht se nga jam!! Të shohësh kaq shumë njerëz që dolën për të më parë mua!! Nuk do ta harroj kurrë faleminderit të gjithë ju!!”, kështu shkruan Rita në postimin e saj.

Rita ka mbajtur disa koncerte në Kosovë dhe Shqipëri, ku persona nga të gjitha moshat u mblodhën për të parë të preferuarën e tyre.

 

 

 

Përvjetori i këngës “Shine Ya Light”, Rita Ora: Jam krenare për Kosovën, kam kujtime të mahnitshme

Ambulanca përplas 77 vjeçaren në Pogradec…

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko