Lirimi i Alvin Berishës, të pathënat e operacionit. Gjinishi: Lleshaj nuk e kaloi asnjëherë kufirin për në Siri, Presidenti ndoqi…

0
131

Në emisionin Opinion, Ermir Gjinishi ka treguar disa detaje për operacionin e lirimit te Alvinit.

Lajmi është dhënë që në 31 tetor, ka rreth një javë që është bërë i ditur për fillimin e një operacioni për kthimin e djalit shqiptar në shtëpi. Është një nga gazetat egjiptiane e cila njofton në datën 31 tetor fillimin e operacionit për marrjen e djalit shqiptar. Cilësohet se ka dijeni dhe e ndjek këtë operacioni nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ministri i brendshëm ka ndenjur gjithë kohën në Bejrut, nuk e ka kaluar për asnjë moment kufirin me Sirinë. Djali ka shtetësi dhe kombëtare, ne duhet të asistonim vetëm më letrat e udhëtimit për të bërë kalimin e djalit nga Bejruti drejt Italisë. Këtu nuk bëhet fjalë për djalin, sepse është problemi më i lehtë. Problemi mbetet edhe më shumë se 70 persona të tjerë shqiptarë. Ky është problemi më i madh”, tha Ermir Gjinishi.

Alvin Berisha qëndronte në këtë kamp që prej 14 Marsit 2019, pas shtrimit në një spital në rajonin Hasakah të Sirisë, për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën.

Ai jetonte me familjen në Itali, por nëna e tij e cila ishte radikalizuar në mbështetëse të ISIS, e mori me vete në vitin 2014 në Siri. Që prej asaj kohe, ai i kishte humbur gjurmët, por u gjet nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili u vu në kërkim të tij me kërkesë të babait të 11-vjeçarit./ Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here