Gjendja shëndetësore e prokurorit 5 ditë pas atentatit/ Hematoma në sy, i fashuar…

0
100

Ndoja ka hematoma në syrin e djathtë, është fashuar në pjesën e sipërme të trupit, por në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Familjarët, të afërmit, shokët dhe kolegët nuk i ndahen për asnjë moment nga dhoma ku ndodhet në repartin e Ortopedisë.

Ndërkohë, pas dere ndodhen dy punonjës Policie të Komisariatit të Durrësit, të cilët e kanë marrë në mbrojtje që prej ditës kur mbërriti i plagosur në spital. Këta të fundit nuk lejojnë asnjë person të futet të vizitojë prokurorin e plagosur, pa marrë më parë miratimin e tij.

ndoj

Ndoja nuk pranon të prononcohet në lidhje me atentatin apo “akuzat” e ngritura rreth tij, pasi shprehet se do të flasë në një moment të dytë për të sqaruar të gjitha paqartësitë që janë publikuar për të gjatë këtyre ditëve që ai ndodhet i plagosur në Spitalin e Durrësit.

Megjithatë, ai shprehet se pret nga Policia e Shtetit e nga kolegët e tij të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të zbardhin ngjarjen ku ai mbeti i plagosur.

Nga ana tjetër, duket disi i zhgënjyer nga e gjithë situata e krijuar pas ngjarjes së rëndë, në një kohë që thotë se ka investuar 20 vite të jetës së tij duke ushtruar këtë profesion.

Nga bashkëbisedimi me Prokurorin Ndoja, mësuam se makina në të cilën ai u qëllua, është e bashkëshortes së tij dhe dokumentet e kësaj makine janë në emër të saj./PANORAMA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here