Video e pazakontë! Tronditet shoqata “Miqtë e Kafshëve”, futbollisti vret pulën me shkelm!!

0
131

Një psikanalist mbase do shikonte një akt hakmarrjeje pas fitores së Francës në Kupën e Botës 2018, që në finale mposhti pikërisht Kroacinë… Ivan Gazdek i skuadrës së NK Jelengrad, që garon në kampionatin gjysmëprofesionist të shtetit ballkanik, ka përfunduar në qendër të vëmendjes për aktin e tij të çuditshëm dhe aspak normal ndaj shpendit të shkretë.

Gazdek ka ndjekur me vrap disa pula që kishin hyrë në fushë dhe ka goditur me shkelm njërën prej tyre duke e lënë të ngordhur në vend. Më pas e kap dhe e fluturon përtej gardhit duke lënë në vend vetëm disa pendë…Lojtari 23-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq për sjellje antisportive

Akti i ndodhur në ndeshjen NK Jelengrad-Jasenovac ka tronditur shoqatën “Miqtë e Kafshëve”, që ka vendosur të ngrejë padi ndaj lojtarit. Ndërkohë Gazdek, në një prononcim për mediat lokale, është shprehur se nuk ka pasur ndërmend të vrasë pulën dhe do i blejë pronarit një tjetër pulë…

Epo, këto halle paçim!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here