Në burg për atentatin ndaj prokurorit, gazetarja Lala zbulon dëshminë e Redjan Rrahjës

0
161

Redjan Rrahja, për të cilin gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ është i vetmi autori i dyshuar dhe i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për ‘News24’ nga Krimet e Rënda tregoi detaje nga ajo çka ndodhi sot në sallën e gjyqit. Gazetarja e kronikës pohoi se përmes avokatit të tij Besnik Çerekja, Rrahja ka mohuar kategorikisht që të ketë lidhje me atentatin ku mbeti i plagosur prokurori, shoferi, Andi Maloku dhe miku u tij, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi) i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Mësohet se vet Rrahja nuk ka pranuar që të flasë në sallën e gjyqit, ndërkohë që për gjykatën arrestimi i tij ishte i ligjshëm. Mes të tjerash Lala ka arritur që të sigurojë dëshminë e të 34-vjeçarit dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa ka mohuar se ka lidhje dhe të jetë i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 1 nëntor. Ndërkohë, Krimet e Rënda urdhëruan arrestimin e Redjan Rrahjas, pasi në automjetin e braktisur të autorëve të atentatit, që u gjet i braktisur në Shkafan, u gjetën një palë syze ku rezultuan edhe shenjat e gishtërinjve të tij.

Fakti që ai ka qenë një person i skeduar nga policia për veprimtari kriminale, u bë e mundur gjetja e shenjave të gishtërinjve.
Sakaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të rezultatit të ADN, pasi po analizohen dy maskat e gjetura në makinë e autorëve, që mendohet se kanë gjurmë biologjike (pështymë) si dhe një shishe me benzinë dhe 2 automatikë. Deri më tani nuk ka persona të tjerë të arrestuar për këtë ngjarje, ndërkohë që Krimet e Rënda i kanë kthyer sytë nga veriu i vendit, pasi mendohet se andej është origjina e dy autorëve të atentatit. Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se dy persona konkretisht janë të dyshuar për atentatin, por ende nuk janë ndaluar. Redjan Rrahja, që rezulton të jetë nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja, rrezikon një dënim të ashpër nëse rezulton i implikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here