“Kaq luks e këllqe ka qeveria jonë të bëjë lojra kineze me SHBA?!” Manjani, Ramës: Po pres fundin e kësaj meseleje…

0
120

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për projektin e qeverisë shqiptare për të futur në përdorim rrjetin e komunikimit 5G. Manjani shprehet se Shqipëria nuk është një treg i madh që mund të shqetësojë SHBA, por çështja e rrjetit 5G lidhet direkt me sigurinë e komunikacionit në një vend anëtar të NATO.

“Sigurisht që betejën tregtare Amerika me Kinën nuk e ka lënë për ta bërë tek liçensa 5G në Shqipëri. Tregu modest i Shqipërisë nuk vlen as sa një kunj shkrepse para super tregjeve për të cilat ndeshen të dy shtetet. Çështja është tek siguria!!! Do lejohet Kina të ketë akses në komunikacion, në një vend anëtar të NATOs, ku SHBA e konsideron ende si zonë të saj, apo jo? Kjo është çështja. Kaq luks e këllqe ka qeveria jonë të bëjë lojra kineze me SHBA?! Nuk çuditem aspak, sigurisht. Por po pres fundin e kësaj meseleje…”,- shkruan Manjani në një reagim në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here