Hysaj pranon kontratën me Romën….

0
99

Jo vetëm futboll, por edhe merkato. Roma dhe Napoli u përballën të shtunën në fushën e lojës, ndërsa më pas drejtuesit e dy klubeve u ulën në tavolinë ku “pjata kryesore” kishte emrin e Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbetet një objektiv fiks në merkaton e dimrit për romanët.

Hysaj nuk bën pjesë në planet e Napolit, që as nuk e çon në mëndje rinovimin e kontratës. Kështu, Roma ka avancuar dhe sipas mediave italiane marrëveshja është shumë pranë.

Klubi verdhekuq ka bërë një tjetër ofertë dhe palët priten të bien dakord për tetë milion euro. Nga ana tjetër, vetë futbollisti ka pranuar prej javësh kushtet e kontratës që pritet të firmosë me Romën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here