Guardiola i del në krah Xhakës: Ai është një njeri i veçantë

0
134

Gjesti i Granit Xhakës ndaj tifozëve të Arsenalit, në ndeshjen që këta të fundit luajtën ndaj Kristal Pallas po komentohet nga e gjithë bota e futbollit.

Sot ka qenë trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i cili i ka dalë në mbrojtje futbollistit shqiptar, dhe është shprehur se e vlerëson shumë mesfushorin.

Trajneri në një intervistë është shprehur se të gjithëve iu ndodh ajo që po i ndodh Xhakës, pasi është përpjekur për të mirën e skuadrës.

“Ndonjëherë për lojtarët nuk është aspak e lehtë, për të gjithë ne. Unë e kuptoj Xhakën. Ai emocioni në ato momente! Megjithatë nuk e di saktësisht se çfarë ndodh brenda në klub. Ndoshta nuk jam njeriu i duhur për të folur për këtë, pasi edhe unë rrëmbehem nga emocionet ndonjëherë dhe nuk mund ta kontrolloj veten. Në fund të fundit ajo është thjesht një lojë, dhe të gjithë duhet të argëtohen. Sigurisht që Xhaka dëshiron më të mirën për Arsenali, njëjtë si shokët e tij, për të fituar ndeshjet. Ai është një njeri i veçantë, dhe për këtë arsye është zgjedhur edhe kapiten. Mesfushori duhet të shikojë përpara dhe të harrojë gjithçka, pasi edhe tifozët në të ardhmen mund ta falin atë.”, u shpreh Guardiola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here