“Sa herë kapet në skandale, shpik gogol të jashtëm”, Bushati, Pezës: Ndikimi rus propagandë e qeverisë

0
119

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar propagandë nismën e qeverisë në lidhje me rezolutën kundër ndikimit rus në zgjedhje. Deklarata e tij ne emisionin ‘Open’ ka shkaktuar përplasje mes tij dhe socialistit Alfred Peza, pasi ky i fundit e ka kundërshtuar.

“Sa herë që qeveria kapet me skandale, ajo shpik një gogol të jashtëm. Kapet duke vjedhur para me koncensione, na e thanë e kanë fajin mediat që e publikuan dhe ajo ato që shpifnin. Nuk u hapën negociatat, e kanë fajin politikanët e BE-së me problemet e tyre të brendshme. Tani ka ardhur radha e Rusisë”, -pohoi Bushati.

Ndërkohë Peza citoi disa zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA të cilët thonë se; ‘mos hapja e negociatave rrit mundësinë e ndikimit rus në Shqipëri’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here