“Në Shqipëri nuk kemi liderë si Albin Kurti”, Bushati: ‘Vdes politikisht’ nëse nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët

0
103

Gazetari Andi Bushati ka thënë se nëse kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, gjatë kohës sa të qeverisë Kosovën nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët, ai mund të “vdes” politikisht.

“Albini mund të ‘vdesë’, nëse nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët njëjtë si e bënte gjatë kohës sa ishte në opozitë. Sepse të jesh në pushtet nuk është njëjtë si në opozitë. Në opozitë t’i kundërshtosh oligarkët dhe ndërkombëtarët nuk është e lehtë”, ka thënë Bushati, në emisionin Pressing të T7.

Ai gjithashtu tha se në Shqipëri nuk kemi liderë të tillë si Albin Kurti.

“Kurti është një njeri që beson tek idetë e veta dhe kjo gjë është e rrallë. Ne jemi mësuar të kemi politikanë që sot janë të djathtë e nesër të majtë, e kam fjalën për Shqipërinë”, është shprehur Bushati,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here