Debate të forta brenda PS-së/ Çfarë ndodhi gjatë mbledhjes???

0
120

Me debate të cilat dëgjoheshin edhe nga dyert e mbyllura, Partia Socialiste e Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen për përgatitjet në prag të zgjedhjeve brenda partisë.

Në dalje të mbledhjes deputeti Arben Pëllumbi, njëherësh koordinator i qarkut Shkodër foli mbi ngëçin e krijuar në Shkodër ku edhe paszgjedhjeve vijon të drejtohet nga Voltana Ademi.

Ai tha që vetëm presidenti i Republikës ka tagrin ta zgjidhë duke konstituar një datë të re për zgjedhje të pjesshme.

Ai ka komentuar dhe deklaratat e kreut të opozitës Lulzim Basha për zgjedhje te parakohshme. Pëllumbi tha që kjo duket si tërheqje e Bashës nga ultimatumet, por zgjedhje nuk mund të ketë pa u miratuar reforma zgjedhore.

Debatet brenda mbledhjes i konsideroi më shumë qefmbetje personale të anëtarëve të PS-së sesa probleme thelbësore, ndërsa tha që procesi i emërimit të drejtoreve po merr kohë pasi po tentohet të bëhet me e mira.

‘Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvendëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS.

Në të gjitha bashkitë e vendit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste.

Në Shkodër meqenëse nuk I kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës’, tha Pëllumbi për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here