Punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Holtës, që cënojnë rendë natyrën e përfshirë në listën e zonave të mbrojtura të Ministrisë së Turizmit, janë duke vijuar edhe pse pas një serie protestash të banorëve të zonës dhe shoqatave ambientalist kryeministri Rama dhe ministrat e tij deklaruan anullimin e lejes zhvilluese të projektit.
Denoncimi vjen nga ish kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e tij në rrjetet sociale.
“Varrosin kanionin e Holtes, njeren nga bukurite me mahnitese te Gramshit dhe Shqiperise.
Kjo ndodh pasi kryekreu i Meduzes dhe narkoministrat dhe narkodeputetet e tij u betuan para kamerave per te mashtruar qytetaret se Kanioni i Holtes do te mbrohet!?! sb”, shkruan ish Kryeministri, duke e shoqëruar postimin me foton dhe mesazhin e mëposhtëm: