Ish deputeti akuza të forta Ramës: Banorët i arreston çdo ditë, por të përfshirët në korrupsion tek Unaza e Re nuk i prek asnjëherë…

0
120

Banorët e ‘Unazës së Re’ nuk e kanë ndaluar protestën e tyre edhe në mbrëmje, pavarësisht fitores së paradites përballë Gjykatës ku u arrit lirimi i disa protestuesve që mbaheshin të ndaluar.

Gjatë fjalës së tij, përballë protestuesve, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se: ‘Banorët arrestohen çdo ditë por askush nuk arrestohet për mega aferën korruptive tek Unaza e Re.

Qytetarët në burg ndërsa Jorgo Toto vazhdon të shijojë luksin e parave të vjedhura.

Rama i ka shpallur luftë demokracisë duke sulmuar institucionin e protestës ndërsa arreston qytetarët thjesht se flasin kundër këtij regjimi.

Rama la Shqipërinë pa gjykata, e la vendin pa Parlament, pa drejtësi dhe e la Shqipërinë pa Europë, pasi BE i tha JO Edi Ramës dhe jo qytetarëve shqiptarë.

Ndaj tani është momenti të largojmë këtë bandit që ka vjedhur institucionet me paratë e bandave të krimit.’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here