FOTO/ Supersfida pa shkëlqim! Partizani mbetet i pari, Kukësi merr pikën…

0
129

Me rezultatin 0-0 u mbyll supersfida e së hënës mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadra erdhën në këtë përballje pas triumfeve, teksa të kuqtë mposhtën Skënderbeun në javën e fundit me rezultatin 3-1, ndërkohë që Kukësi triumfoi në “Roza Haxhiu” të Lushnjës ndaj Lufrëtarit me rezultatin 4-1. Për sa i përket përballjes në fazën e parë, verilindorët e Shpëtim Duros, arritën të triumfonin me rezultatin 1-0. Në 9 javët e para Partizani ka arritur të sigurojë 17 pikë, ndërkohë që kuksianët kanë 3 pikë më pakë.

Ndeshja që u luajt pasditen e së hënës në “Selman Stermasi” përfundoi me porta të paprekura duke bërë që të dyja ekipet të merrnin nga një pikë nga ky takim. Të dyja ekipet me sa u pa në fushë kishin hyrë në këtë ndeshje me mendimin për të mos humbur dhe kjo u vërtetua dhe me kalimin e minutave. Një ndeshje e dyluftuar shumë në mesin e fushës dhe me raste sporadike në të dyja portat. Mëgjithatë për të kuqtë kjo pikë e marrë në këtë ndeshjes ishte mjaft e rëndësishme pasi momentalisht janë të vetëm në krye të renditjes me një pikë diferencë.

Në ndeshjen tjetër Flamurtari barazoi me Skënderbeun në shtëpi duke thelluar dhe më tej krizën e vlonjatëve për rezultate dhe duke bërë që Kategoria e Parë të ndjehet më pranë edhe pse sapo ka filluar faza e dytë e kampionatit. Miqtë nga Korça kaluan të parët në avantazh me Bregun në minutën e 23 të takimit, i cili barazua nga Sukaj në minutën e fundit të pjesë së parë.

Komentet live

90+2′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

89′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Ethemi, vendin e tij e zë Daku.

84′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Bardhi, vendin e tij e zë Braun.

82′ Provon edhe Melo me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon te portieri Xhika.

80′ Rast i mirë për Kukësin, i cili provon me Rrocën brenda zonës, por gjuajtja e mesfushorit ndalet nga portieri Alban Hoxha!

77′ Kristal Abazaj provon me një kthesë, por jashtë kuadratit!

75′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Gavazaj, vendin e tij e zë Emiliano Musta.

74′ Trashi provon me një gjuajtje me të majtën, topi shkon mbi traun e portës!

71′ Melo lëshon një predhë nga distanca, fantastik reagimi i portierit Xhika, i cili ndali gjuajtjen e rrezikshme të brazilianit!

64′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Vesel Limaj, vendin e tij e zë Bruno Lulaj!

61′ Momente frike për portierin Alban Hoxha, pas një përplasje me Rrocën. Për fat të mirë gjithcka është OK dhe portieri rikthehet në lojë! Gjyqtari Meta fal mesfushorin Rroca, duke mo e ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë!

55’ Mala ka mundësinë në krahun e djathtë që të krijojë një mundësi të rrezikshme, por zgjedh gjuajtjen e cila është e gabuar dhe përfundon jashtë.

51′ Rast i artë për Partizanin! Çinari godet me kokë pas një harkimi nga e majta e Trashit, por grushton mjaft bukur Xhika, duke i mohuar një gol të sigurt të kuqve!

50′ Trashi provon të pasojë një top në zonë për Çinarin, por futbollistët nuk kuptohen me njëri-tjetrin, kontrollon gjithcka Xhika.

47′ Bardhi provon me të djathtën, topi shkon mbi kuadrat!

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë zëvendësime!

Përfundon pjesa e parë

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Ndëshkohet edhe Obanor në këtë fund të pjesës së parë.

40′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë!

38′ Rast ideal për Kukësin, Abazaj del i vetëm përballë Hoxhës, nga krahu i djathtë, provon me një gjuajtje, por topi ndalet nga Alban Hoxha!

35′ Trashi provon nga goditja e dënimit, gjuajtja e tij ishte shumë e gabuar dhe përfundon jashtë kuadratit!

34′ Mala fiton një goditje dënimi në limitet e zonës, pas një dueli me Obanor. Protestojnë kuksianë!

30′ Rroca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Brojës!

27′ Tjetër mundësi për Partizanin, Çinari provon me të djathtën pas një asisti me finte të Malës, por gjuajtja e shkodranit ndalet nga Obanor.

24’ Boldor është i ndëshkuari i parë i ndeshjes së sotme.

21’ Limaj shpërthen në krahun e majtë dhe mundohet të harkojë topin në qendër, për nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.

17′ Shans ideal për Kukësin. Ethemi lëviz bukur brenda zonës, jep një asist fantastik për Rrocën, i cili në afërsi të pikës së penalltisë ka gabuar, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

14′ Sërish Partizani në sulm, Çinari kroson nga e majta për Bardhin, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një rast të mirë shënimi!

11′ Super Çinari! Drithërima në portën e Kukësit. Kordinim fantastik i shkodranit brenda zonës, i cili gjuan me të majtën, por topi stampohet në traversë! Shpëton për mrekulli Kukësi!

9′ Aksion fantastik i Partizanit, Trashi kroson me të parë për Bardhin, i cili servir për Çinarin brenda zonës, por ky i fundit rrëshket në fund, duke humbur një mundësi të artë shënimi!

6′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Vesel Limaj, topi përplaset në mur dhe shkon në këndore!

4′ Abazaj jep sinjalin e parë me një gjuajtje diagonale nga e djathta, por topi shkon në duart e Hoxhës që kontrollon pa problem.

1′ Partizani e nis në sulm këtë përballje. Çinari provon me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit!

1′ Ka startuar supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Boldor, Belica, Trashi, Melo, Broja, Mala, Bardhi, Çinari. Trajner: Franko Lerda

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Ethemi. Trajner: Shpëtim Duro

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here