Zheji: Kryeministri foli përsëri…

0
145

Nga Artur Zheji 

Kryeministri foli përsëri. Përsëri gënjeu, kësaj rradhe me bindjen se gënjeshtra dhe e vërteta janë thjesht faqe të së njejtës medalje. E pra, kush do, apo kujt i duhet, mund të besojë gënjeshtrat e tija, si të ishin ca të vërteta të kulluara.
Sepse ay, kryeministri pra, ka vendosur të veprojë me gjuhën e forcës.
Nëse do ti duhet ti blejë zgjedhjet, ai do ti blejë përseri ato.
Nëse do ti duhet të blejë mediat, paratë janë gati me shumicë.
Nëse do ti duhet të mbyllë gojët e pabindura, do ti kërcënojë ose do ti blejë edhe ato. Kërcënuesit apo blerësit, janë gjithmonë diku pas derës, të gatshëm, të pajisur dhe të motivuar.
Kryeministri foli përsëri, me bindjen se duke folur, pavarësisht se si, do të krijojë audiencë, sepse dhjetëra e mijëra punonjës të administratës, në Shqipëri apo jashtë saj, janë të detyruar ta ndjekin online, në facebook apo youtube dhe të shënojnë prezencën e tyre. Dikur kështu shiteshin edhe librat e shokut Enver, me lista, tani me të njejtat lista, nënpunësit janë të urdhëruar të krijojnë audiencë, të mbushin pra sheshet virtuale, të klikojnë dhe të nisin në ajër, tullumbace apo zemra gëzimi, për udhëheqësin tonë të pagabueshëm.
Sepse kjo, sipas këshilltarëve, krijon audiencë, dhe audienca krijon vëmendje dhe pushtet; dhe pushteti krijon bindjen se ay, kryeministri është i pathyeshëm.
Nën atë mjekër dhe përtej atyre syve të çakërritur, kryeministri fsheh, gjithmonë e më keq, një krijesë të llastuar nga bollëku, pushteti dhe servilizmi.
Një krijesë nevrike, për të mos thënë histerike, një krijesë arrogante dhe një përbuzëz të paepur, të qënieve të tjera, që i mendon inferiore.
Por i pavëmendshëm, si çdo nevrotik i llastuar dhe plot ankthe, ay, harron se duke përbuzur publikisht dhe 360gradë përreth, gazetarë dhe kundërshtarë, shndërrohet vetë ay, në një krijesë pa shije dhe pa erë, në një krijesë të refuzuar çdo ditë e më shumë.
Po ai përsëri gënjeu dhe u kapardis në studio, duke ndjekur rrugën më të shkurtër dhe duke u vetëshpallur një harbut që edhe estetikisht duhet ta durojmë, përderisa kemi një opozitë që le shumë për të dëshëruar dhe një popull që ka zgjedhur zemërthyer dhe plot trishtim, përkundrejt qëndrimit përballë të një diktature de facto, të një grushti oligarkësh dhe kryeministrit të tyre, fillim e fund përfitues, por dhe shërbyes i tyre.
Deri dje mendoja se nuk e vetëpëlqente veten, kur bënte ashtu. Sepse mendoja se vetëm shtirej “ashtu” si i tillë.
Mendoja pra, gabimisht, se kishte pasur një “Sy të tretë”, vetëkorigjues dhe auto-ironizues, një pasqyrë që nuk e gënjen, sëpaku për veten e tij.
Si e vetmja mënyrë, që ay, të dijë realisht se ku është.
Ndryshe pra nga sa e gënjejnë plot servilizëm, qindrat e syve të zbrazura nga pigmenti dhe e vërteta, e atyre servilëve që e rrethojnë më së shumti dhe sëfundmi, krejtësisht…
Kështuqë pashë, se ay doli përsëri e përsëri në Tv, dhe se kish mbërritur tashmë, në vetpëlqimin e paskaj të arrogancës së vet, dikur distraction ndërsa tash një self attraction… e një mendjeje, pa mendje dhe pa mendim me këmbë në tokë.
Shqipëri e shkretë, çfarë pritet të shohë akoma, në këtë teatër dhe në këtë monodramë…

360grade.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here