Thirrja më e fortë, Pojana të rinjve: Të mos e braktisim tokën për të cilën të parët tanë dhanë jetën!

0
93

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, drejtuar të rinjve shqiptarë me një mesazh të fortë. Pojana shprehet se sot është përgjegjësi e të rinjve për të bërë ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Shqipëria. Zgjidhja nuk është të largohesh, por rinia duhet të nxjerrë në pah potencialin, energjinë e pashtershme, shkruan nënkryetari i LRI-së.

Statusi:

Ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Me besimin në Zot, duke u orientuar nga parimet më të larta njerëzore dhe duke u mbështetur tek vlerat më të mira kombëtare.

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur. Me punë të ndershme, duke ngritur themelet e së nesërmes mbi forcën e jashtëzakonshme të dijes dhe duke ridimensionuar shoqërinë tonë mbi dashurinë për familjen.

Ne duhet të luftojmë. Me kurajo guximtarësh, duke shembur të keqen që na mban peng dhe duke ndërtuar Shqipërinë që të gjithë ëndërrojmë.

Gjithsecili duhet të kërkojë tek vetja më të mirën, ta injektojë këtë të mirë në jetën e tij e padiskutim kjo mirësi do ti shërbejë familjes, shoqërisë dhe vendit.

Të ikësh nga problemi nuk e zgjidh problemin. Prandaj thirrja më e fortë sot është që të mos e braktisim tokën për të cilën të parët tanë dhanë jetën, të mos e braktisim vendin tonë të lindjes, të mos e braktisim Shqipërinë.

Të rinjve i takon sot përgjegjësia dhe barra e rëndë për tu bërë lokomotiva e ndryshimit.

Vetëm energjia e pashtershme rinore mund të nxjerrë në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që Zoti i dhuroi Shqipërisë tonë.

 

Fotografia e Klevi Pojana

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here